Gjenialiteti i mbrapshtë i kryeministrit si përsos i metejshëm i propogandës së llojit komunist
Pas 13 vitesh qeverisjeje, Edi Rama nuk është gjeniu që do e rilindte vërtet Shqipërinë, nuk është i duhuri për t’ja shëruar plagët e shumënanshme e shumëllojshme, nuk është shëruesi i ceneve të saj gjenetike, nuk është reformuesi i madh shoqëror e kulturor, nuk është transformuesi moral, nuk është promotori i një drejtësie shoqërore e as emancipuesi politik. Jo, aspak! Ai është thjesht gjeniu i mbrapshtë i sofizmave dhe i një propagande tashmë të padurueshme tw llojit komunist për ta shitur sapunin për djathtë, ku, nën një sëmundje për të gënnjyer veten gënjen dhe gjindjen, duke dashur të mbulojë dështimet e tij katastrofike.
Narrativa e tij përplot fraza klishe të medemek një Shqipërie të ndryshuar nën të, prodhoi sërish një të tillë të tipit: “Nuk na mjaftojnë ato që janë bërë. Nuk na mjafton krahasimi nga u nisëm, etj. Unë jam shumë optimist për këtë. Dua që të mos harroni një gjë të gjithë: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, kurrë më e vlerësuar ndërkombëtarisht, nuk ka qenë kurrë më e mbështetur në mundësi reale për të bërë më shumë dhe kjo ka një arsye themelore. Sepse Shqipëria nuk ka qenë më një vend në shitje, ose i shitur. Nuk ka vend në shitje ose të shitur që respektohet ndërkombëtarisht dhe që rritet çdo ditë, pavarësisht që duhet të rritet më shumë e më shpejt. Të gjitha përpjekjet i kemi bërë dhe do t’i bëjmë”.
E gjitha kjo që thotë është një fyerje e inteligjencës. Krahasimisht, në disa terma edhe Shqipëria e Enver Hoxhës ishte padyshim më e mirë se e Zogut, por mjaftonte padrejtësia shoqërore që ajo prodhonte me ideologjinë e saj të mbrapshtë që të ishte e urryer. Patjetër që mund të bësh gjëra të mira, por mund të bësh aq shumë të këqija se këto të fundit të prevalojnë mbi të parat. Sicc ndodhi me komunizmin. E tillë është qeverisja e Ramës, ku si kriter mjafton shpopullimi, gjëma më e madhe e këtij vendi në histori, degradimi i fshatit, padrejtësitë e thella shoqërore që ka shkaktuar qeverisja, trimërimi i krimit si kurrë më parë dhe prania e tij e madhe në ekonomi, përballë së cilave çdo aspekt zhvillimor, ku disa prej tyre janë dhe inercikë, të përbëjnë vulën e dështimit. Ndërsa ky “respekti ndërkombëtar” sigurisht që ngjan një pesë me hiç. Janë sajesa të rëndomta propogandistike, mite të sajuara qeverisëse, mjeshtër i të cilave është, një mjeshtëri që i duhet atij por jo Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ashtu dhe miti “nga ia nisëm”, duke aluduar për një Shqipëri që nën Berishën kishte prekur fundin. Po, Shqipëria e Berishës padyshim që në shumëçka kishte prekur fundin, ndaj dhe shqiptarët e çuan në opozitë, por dhe në shumëçka tjetër ishte ku e ku më e mirë se aktualja. Si për ironi, jo vetëm nuk kishte shpopullim dhe jeta së paku ziente, edhe pse mes shumë problemeve, si sot, por nën Berishën ndodhi vala më e madhe e kthimeve nga emigrimi, sidomos në mandatin e parë të tij. Po ashtu, me të Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe shqiptarët nisëm të lëvizin pa viza. Pra, paska qenë dhe atëherë e respektuar ndërkombëtarisht.
Sot është kundërta e asaj që shpall Rama; Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq! Me mllef ndaj qeverisjes sot flitet, sigurisht me zë të ulët, dhe në nivele qeverisëse. Ndërsa në popull, ky mllef e ky zhgënjim është në afshin e pandalshëm për të ikur, ikur, ikur.
E në fund: si mund të jetë një vend mirë kur nis t’i dhurohet Izraelit, t’i hapë dyert e t’i dhurojë qytete e pasuri publike të keqes më të madhe në histori?! /tesheshi

