RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Dhjetëra të vrarë në sulmet e një grupi të lidhur me RSF-në në Kordofanin Jugor të Sudanit”

“dhjetera-te-vrare-ne-sulmet-e-nje-grupi-te-lidhur-me-rsf-ne-ne-kordofanin-jugor-te-sudanit”

Njëzet e shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në sulmet e Lëvizjes Popullore Çlirimtare të Sudanit – Veri (SPLM-N), aleate e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), në dy zona të shtetit të Kordofanit Jugor të Sudanit, tha të martën një organizatë lokale mjekësh, transmeton Anadolu.

“Sulmet shkaktuan një valë të madhe zhvendosjeje të qytetarëve drejt zonës Abu Hitan dhe Kadugli”, tha Rrjeti i Mjekëve të Sudanit në një deklaratë.

Duke shtuar se shënjestrimi i civilëve të paarmatosur mbi baza etnike përbën “shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare humanitare”, rrjeti paralajmëroi se shkeljet e vazhdueshme rrezikojnë ta shndërrojnë “konfliktin në Kordofanin Jugor në një konflikt më të gjerë etnik”.

Rrjeti u bëri thirrje organizatave për të drejtat e njeriut dhe komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjnë presion SPLM-N-së për t’i ndalur sulmet. Ai bëri gjithashtu thirrje për ofrimin e papenguar të ndihmës humanitare për të prekurit.

SPLM-N nuk iu përgjigj menjëherë deklaratës së rrjetit.

Që nga tetori i vitit të kaluar, shtetet e Kordofanit Jugor, Kordofanit Verior dhe Kordofanit Perëndimor të Sudanit kanë përjetuar përleshje të ashpra mes ushtrisë sudaneze, në njërën anë, dhe RSF-së dhe SPLM-N-së, në anën tjetër.

Sipas raportimeve, dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur për shkak të dhunës.

Sudani vazhdon të jetë i përfshirë në konfliktin mes ushtrisë dhe RSF-së që nga prilli 2023, i cili ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra mijëra personave dhe zhvendosjen e rreth 13 milionë të tjerëve, sipas vlerësimeve të OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare.

Related posts

O’Brien: Vuçiç e di se përdorimi i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm

admin

Izraeli dhe Irani kryejnë sulme të reja, Senati amerikan mbështet Trumpin në luftë

Muhamet Ramadani

“Nuk mund të ndalet, nuk do të ndalet”- Postimi i Shtëpisë së Bardhë: Presidenti Trump përsërit fitore për 1 orë

admin