RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tjetër riatdhesim shqiptarësh nga Siria, Rama: Detyrim njerëzor e shtetëror!

tjeter-riatdhesim-shqiptaresh-nga-siria,-rama:-detyrim-njerezor-e-shteteror!

Ikja emocionale e aspak racionale me pasoja drejt një fronti lufte plot të panjohura

Një tjetër kthim shqiptarësh ka nga Siria u mundësua orët e fundit, për të cilin qeveria ka marrë meritat dhe kryeministri Rama i dedikoi këto fjalë:

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët tre të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Po kush janë të kthyerit?

Hajrije Taushani, 79 vjeçe, me origjinë nga Elbasani.

Historia e saj në Siri nisi më shumë se një dekadë më parë. Djali i saj, Sherif Taushani, u largua drejt Sirisë me familje dhe humbi jetën gjatë konfliktit në maj të vitit 2014, në moshën 35-vjeçare.

Pas humbjes së të birit, Hajrije Taushani udhëtoi drejt Sirisë për t’u kujdesur për nipërit e saj, ku dhe mbeti atje për 12 vite me radhë.

Tjetra është Myrvete Dibra, e cila prej vitesh ndodhej në kampet siriane së bashku me vajzat e saj.

Me pesë shqiptarët e kthyer këtë herë, numri i të riatdhesuarve nga Siria arrin në 43. Tashmë raportohet se në Siri ndodhen ende 17 shqiptarë.

Kujtojmë se riatdhesimi i fundit ishte ai i Eva Dumanit. /tesheshi

Related posts

Kryediplomatja irlandeze: BE-ja nuk mund të vazhdojë të jetë “spektatore” për Gazën dhe Bregun Perëndimor

Irfan Jahiu

Izraeli vazhdon fushatën e prishjes së strukturave palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar

Irfan Jahiu

Prej nga i merr armët Izraeli?

Muhamet Ramadani