RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 33 shtetas britanikë raportohen të zhdukur pas përmbytjeve të rrëmbyeshme në Nepal

te-pakten-33-shtetas-britanike-raportohen-te-zhdukur-pas-permbytjeve-te-rrembyeshme-ne-nepal

Të paktën 33 shtetas britanikë raportohen të zhdukur në Nepal pas përmbytjeve të rrëmbyeshme pranë kufirit Nepal-Kinë, transmeton Anadolu.

Sky News raportoi se mes të zhdukurve besohet se është edhe një vajzë britanike 13-vjeçare.

Sunil Sharma, zëdhënës i Bordit të Turizmit të Nepalit, tha se gjithashtu janë raportuar të zhdukur 133 shtetas të Indisë, 47 të SHBA-së, 34 të Australisë dhe 24 të Kanadasë.

Të paktën 62 shtetas nepalezë ishin në mesin e qindra personave që po udhëtonin drejt liqenit Gosaikunda, në rrethin Rasuwa, në një zonë ku njerëzit ishin mbledhur për të shënuar festivalin nepalez Janai Purnima.

Policia nepaleze thotë se të paktën 95 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e rrëmbyeshme.

Sekretari britanik i jashtëm, Ed Miliband, tha në rrjetet sociale se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga përmbytjet e rrëmbyeshme.

Ai tha se mendimet e tij janë “me të prekurit dhe me shtetasit britanikë në zonë”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u ka bërë thirrje shtetasve britanikë në Nepal që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Related posts

Ish-këshilltari i Trumpit, Bolton pranon se kishte planifikuar grusht shtete në vendet e huaja

admin

Paralajmërim për përmbytje të reja në Kenia, numri i viktimave arrin në 62

RTI

Detaji: fiks si ish-Byroja Politike…

Irfan Jahiu