RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Katarit do të vizitojë Iranin për të diskutuar përpjekjet për uljen e tensioneve

kryeministri-i-katarit-do-te-vizitoje-iranin-per-te-diskutuar-perpjekjet-per-uljen-e-tensioneve

Kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, nesër do të qëndrojë për vizitë në kryeqytetin iranian Teheran për të diskutuar përpjekjet për uljen e tensioneve, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, në rrjetin social amerikan X njoftoi se Sheikh Mohammed “do të mbërrijë nesër në Teheran, ku do të takohet me një numër zyrtarësh iranianë për të diskutuar mënyrat për uljen e tensioneve dhe krijimin e kushteve të favorshme për dialog”.

Ai tha se diskutimet do të përfshijnë lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe nevojën për rikthimin e situatës në këtë rrugë ujore në gjendjen që ishte para 28 shkurtit.

Kjo do të jetë vizita e parë e kryeministrit të Katarit në Iran që nga fillimi i luftës mes Washingtonit dhe Teheranit, pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në fund të shkurtit.

SHBA-ja dhe Irani, me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në qershor, por zbatimi i marrëveshjes ngeci për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

SHBA-ja rifilloi sulmet ushtarake ndaj Iranit muajin e kaluar, ndërsa Teherani u përgjigj duke goditur objektiva ushtarake amerikane në shtetet arabe aleate me Washingtonin.

Related posts

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s! Menaxher i suksesshëm krizash, i përgatitur edhe nëse Trump bëhet President i SHBA-ve

admin

Trump: Nuk ka arsye të përshkallëzojmë më tej situatën në Kubë, “vendi po shpërbëhet”

admin

Projekti pilot në Kopenhagen/ Shpërblime për turistët që mbledhin mbeturina

admin