RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Shqipërisë, ja ku po futen tjetër tentakulat izraelite në Ballkan

pas-shqiperise,-ja-ku-po-futen-tjeter-tentakulat-izraelite-ne-ballkan

Sionistët, aleatë të atyre që duan t’i vënë dhe njëherë flakën rajonit

Ai Izraeli që Shqipëria i ka hapur dyert, duke krijuar me këtë shtet gjenocidal partneritetin më kontravers e më amoral deri në kufijtë e vasalitetit, po lidhet tashmë fuqishëm dhe një formacion politik famëkeq serb që ka tendencën t’i vërë flakën Ballkanit. Eshtë Srpska në Bosnje e Milorad Dodikut.

Më 3 shtator, entiteti boshnjak i Republikës Srpska do të marrë “Dhomën e Tregtisë së Shtetit të Izraelit në Republikën Srpska” në Banja Luka, dhe ajo do të drejtohet nga biznesmeni kontrovers Amir Gross Kabiri, shkruan portali Istraga.ba.

Ceremonia me rastin e themelimit do të mbahet në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS.

Mikpritës do të jenë drejtorët në detyrë të Zyrës së RS për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ana Trishiç-Babiç dhe Kabiri, dhe është njoftuar edhe prania e ambasadores izraelite në Tiranë, e cila gjithashtu mbulon dhe Bosnjen, Galit Peleg. /tesheshi.

Related posts

Erdoğan: Nuk mbajmë më marrëdhënie tregtare intensive me Izraelin!

admin

Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C

Irfan Jahiu

Rusia këmbëngul se qyteti strategjik Kupiansk në Ukrainë mbetet nën kontrollin e saj

RTI