Dalai Lama ka shprehur trishtimin e tij për përmbytjet shkatërruese dhe ka përcjellë ngushëllime për familjet e viktimave dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
“Lutem për të gjithë ata që kanë humbur jetën dhe shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët e tyre dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në deklaratën e tij.
Udhëheqësi shpirtëror budist tha se fakti që kjo zonë është përballur edhe më parë me fatkeqësi të ngjashme mund të jetë shenjë e faktorëve më të thellë, përfshirë ndryshimet klimatike.
Ai shpresoi që të ndërmerren masa të përshtatshme për të parandaluar, sa të jetë e mundur, përsëritjen e fatkeqësive të tilla.
Dalai Lama jeton në mërgim që nga viti 1959, pasi u largua nga Tibeti. Pekini e konsideron atë rebel dhe separatist, ndërsa ai ka kërkuar një autonomi më të madhe për Tibetin, të cilin Kina e konsideron pjesë integrale të territorit të saj. /mesazhi

