RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia shpreh ngushëllime për viktimat në Algjeri pas zjarreve vdekjeprurëse

turqia-shpreh-ngushellime-per-viktimat-ne-algjeri-pas-zjarreve-vdekjeprurese

Turqia shprehu të premten ngushëllime për Algjerinë pas zjarreve vdekjeprurëse që përfshinë disa provinca të vendit të Afrikës së Veriut, transmeton Anadolu.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e jetëve të shkaktuar nga zjarret që përfshinë disa provinca në Algjeri”, tha Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë.

Ministria gjithashtu shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe popullin algjerian.

“Lusim Allahun për mëshirë për ata që humbën jetën në zjarret dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të tyre dhe popullit të Algjerisë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata erdhi pasi zjarret në verilindje të Algjerisë shkaktuan të paktën 12 viktima dhe plagosën dhjetëra persona. Viktimat u raportuan në provincat Jijel, Bejaia dhe Tizi Ouzou.

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, shpalli tri ditë zie kombëtare të enjten.

Related posts

Qeveria skoceze pezullon të gjitha takimet me Iz’raelin

Muhamet Ramadani

Mbi 500 viktima nga cikloni “Freddy” në juglindje të Afrikës – VIDEO

admin

Familjarët e personave të zhdukur vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Zubin Potok

Hevzi