RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një këmbësor goditet për vdekje nga dy vetura në Novobërdë, arrestohen dy vozitësit

nje-kembesor-goditet-per-vdekje-nga-dy-vetura-ne-novoberde,-arrestohen-dy-vozitesit

Një këmbësor është goditur për vdekje nga dy vetura në fshatin Llabjan në Novobërdë.

Policia njoftoi se viktima ishte goditur fillimisht nga një veturë e më pas edhe nga një tjetër.

Policia ka bërë të ditur se dy vozitësit janë arrestuar.

“Vozitësi mashkull kosovar, me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, pastaj i njëjti është goditur edhe nga një veturë tjetër me vozitës mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori ka vdekur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy vozitësit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Related posts

​Vala e të nxehtit në Gjermani shënon rekord

admin

Shpërthim në një treg në Pakistan, nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

admin

Kancelari gjerman Merz fton për bisedime në Berlin presidentin sirian Al-Sharaa

admin