RTV AHIRETI
Shëndetësi

Terapia gjenetike i merr jetën vajzës, Kina nis hetimin

terapia-gjenetike-i-merr-jeten-vajzes,-kina-nis-hetimin

Një universitet i njohur mjekësor në Kinë ka nisur hetim pas vdekjes së një vajze të re gjatë një prove eksperimentale me modifikim gjenetik në një spital të Shangait.

Sipas raportimeve të revistës Science, prindërit e vajzës kishin paguar rreth 748 mijë euro për zhvillimin e trajtimit, me shpresën se terapia do të korrigjonte një defekt gjenetik që i shkaktonte probleme në zhvillim.

Pas trajtimit, vajza pësoi temperaturë të lartë dhe dëmtime në veshka, para se të ndërronte jetë në kujdes intensiv.

Bordi etik i spitalit kishte vlerësuar se vdekja ishte e lidhur me terapinë, por rasti nuk ishte bërë publik, shkruan CNN, përcjell Sinjali.

Prova ishte zhvilluar nga studiues të Universitetit Jiaotong të Shangait dhe kishte për qëllim përdorimin e teknologjisë së modifikimit gjenetik për trajtimin e një sëmundjeje të rrallë.

Rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe mbikëqyrjen e provave të reja biomjekësore në Kinë, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë.

Related posts

Katër vitaminat thelbësore për shëndetin e zorrëve dhe tretjen

admin

Si ta njohim depresionin tek meshkujt?

Muhamet Ramadani

Krimba deti për transplante njerëzore: Zbulimi i rrallë i shkencëtarëve francezë

admin