RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Pesë kadetë nga Kosova kryen Akademinë Ushtarake të Turqisë, Maqedonci: Investim në të ardhmen e FSK-së

​pese-kadete-nga-kosova-kryen-akademine-ushtarake-te-turqise,-maqedonci:-investim-ne-te-ardhmen-e-fsk-se

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot para fillimit të ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, takoi kadetët nga Kosova, të cilët përfunduan me sukses shkollimin në këtë akademi prestigjioze.

Me këtë rast, ministri Maqedonci uroi nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin me sukses të pesë viteve të shkollimit, përfshirë një vit të kursit përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite të studimeve ushtarake.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, krahas zhvillimit të kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, kanë në fokus të veçantë arsimimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të personelit. Investimi në kuadro të mirëfillta ushtarake është investim në të ardhmen e FSK-së dhe në ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere.

Shkollimi i oficerëve të FSK-së në akademitë prestigjioze të vendeve partnere, njëkohësisht, forcon lidhjet dhe bashkëpunimin ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe forcave të armatosura të vendeve partnere”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosoëvs.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ofron Kosovës në fushën e arsimit, trajnimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

“Nëntogerëve u dëshirojmë suksese në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related posts

Pas 129 orëve, një çift shpëtohet i gjallë nga rrënojat e tërmetit

Muhamet Ramadani

Scholz mbështet anëtarësimin në BE të Moldavisë

admin

Irani paralajmëron Shtetet e Bashkuara me “hakmarrje të ashpër” nëse synojnë liderin e ri suprem

Muhamet Ramadani