Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit, për të marrë pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdogan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Manas nga kryeministri kirgiz, Adylbek Kasymaliev dhe ambasadori i Turqisë në Bishkek, Mekin Mustafa Kemal Okem.
Presidenti Erdogan mbërriti në Bishkek, i shoqëruar gjithashtu nga bashkëshortja e tij Emine Erdogan dhe delegacioni i tyre.
Presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Botërore të Nomadëve, që do të mbahen sot në Bishkek Arena.

