RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeverisë skoceze i kërkohet të zbatojë plotësisht sanksionet ndaj Izraelit

qeverise-skoceze-i-kerkohet-te-zbatoje-plotesisht-sanksionet-ndaj-izraelit

Të Gjelbrit Skocezë i kanë bërë thirrje kryeministrit të Skocisë që në Programin e tij të ardhshëm të Qeverisë të zbatojë plotësisht masat e bojkotit dhe sanksioneve ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

“Programi i Qeverisë duhet të jetë momenti që ndryshon gjithçka. Na duhen angazhime të qarta dhe një plan për t’i dhënë fund bashkëfajësisë së Skocisë në abuzimin sistematik ndaj palestinezëve”, citoi gazeta skoceze The National të ketë thënë deputeti i Të Gjelbërve Skocezë, Patrick Harvie.

Thirrja vjen pasi Të Gjelbërit Skocezë i kanë bërë vazhdimisht thirrje kryeministrit John Swinney t’u japë fund kontratave me kompanitë e identifikuara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, si të përfshira në aktivitetet e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Të Gjelbërit po kërkojnë gjithashtu që autoriteteve lokale t’u jepen kompetenca më të mëdha për të mbështetur lëvizjen për Bojkot, Çinvestim dhe Sanksione (BDS) të udhëhequr nga palestinezët, duke shfuqizuar një ligj britanik të epokës së Margaret Thatcher që pengon marrjen e vendimeve për prokurimin publik bazuar në origjinën gjeografike.

Harvie tha se qeveria skoceze kishte dështuar t’i kthente fjalët e saj në veprime, duke argumentuar se në shumicën e aspekteve ajo kishte bërë minimumin e domosdoshëm dhe kishte ofruar “pak dëshmi për ndryshim kuptimplotë” lidhur me këtë çështje.

“Nëse një kompani përfiton nga aparteidi dhe gjenocidi, qeveria skoceze duhet të përdorë çdo kompetencë që ka për të siguruar që ajo të mos përfitojë gjithashtu nga paratë publike këtu në Skoci”, tha ai.

Duke kujtuar se ministrat kishin nxjerrë udhëzime për bizneset skoceze pas fillimit të luftës së Rusisë në Ukrainë, Harvie tha se qeveria kishte bërë të qartë se sektori privat kishte përgjegjësi për të reaguar.

Related posts

Kishat e Kudsit dënojnë sulmet e kolonëve hebrenj ndaj varrezës së krishterë

admin

Turqia i shpreh ngushëllime Indonezisë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Rutte prezanton 3 projekte shumëkombëshe të mbrojtjes, ndërsa Samiti i NATO-s nis me Forumin e Industrisë së Mbrojtjes

Irfan Jahiu