RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vazhdojnë komentet për këtë shtëpi-mrekulli në Nepal

vazhdojne-komentet-per-kete-shtepi-mrekulli-ne-nepal

Versione qiellore mbi fenomene tokësore ku fuqia e Zotit është mbi gjithçka

Fatkeqësitë natyrore shpesh lënë pas histori të pabesueshme mbijetese. Një histori e tillë vjen nga Nepali, ku përmbytjet apokaliptike shkatërruan ndërtesa të shumta, ndërsa një sosh arriti të mbetej pothuajse e paprekur.

Pamjet dramatike të asaj banese që mbeti në këmbë mes vërshimit të pamëshirshëm të ujit nisën të qarkullonin në mediat sociale, pasuar nga shumë komente.

 

Shumë veta pyesnin veten se si kjo shtëpi arriti t’i rezistonte forcës së ujit, ndërsa ndërtesat aty pranë u shkatërruan plotësisht, shkruan India Today.

 

Shumë prej tyre thanë se “kanë nevojë për numrin e këtij ndërtuesi”.

“Unë patjetër do të kontaktoja ndërtuesin e asaj shtëpie dhe do t’i kërkoja të ndërtonte edhe 100 të tilla si kjo”, tha një koment.

“Duhet të zbuloj se çfarë materialesh ndërtimi janë përdorur”, tha një tjetër.

Ndërkaq, në një tjetër version, ajo ishte një shtëpi që strehonte muslimanë, ku madje kishte dhe një hapësirë faljeje. Kjo, në një vend ku shoqëria hindu, tipike idhujtare, e urren dhe e lufton besimin monoteist, i mishëruar më së miri në Islam. Madje raportohet se kohë më parë kishte dhe një fushatë prishjeje të objekteve të adhurimit islam – xhami e mesxhide – ku muslimanët në pakicë përçmoheshin, fyheshin dhe persekutoheshin madje.

Madje në një shënim në rrjete, studiuesi shqiptar musliman, Dr. Musa Vila shkruan:

“Uji u tërhoq dhe çështja mori fund..” (Hud: 44).

Përmbytjet në Nepal u qetësuan në zonat e populluara nga myslimanët në një mrekulli hyjnore.

Një ngjarje e jashtëzakonshme ndodhi në Nepal, duke shkaktuar reagime të gjera dhe emocione të përzemërta midis përdoruesve të mediave sociale.

Detajet zbulojnë se ujërat e tërbuara të përmbytjes u tërhoqën dhe u qetësuan ndjeshëm pasi arritën në lagjet dhe zonat myslimane.

Banorët shprehën habinë e tyre në vendngjarje, duke cituar ajetin kuranor ‘Dhe uji u tërhoq’ për të përshkruar mëshirën hyjnore që kufizoi dëmet dhe mbrojti shtëpitë nga përmbytja.

Aktivistët ndanë video që tregonin nivelin e ujit në ato zona duke u tërhequr në krahasim me oqeanin përreth, mes lutjeve të mirënjohjes dhe qëndrueshmërisë.

Ngjarja ndezi diskutime dhe lavdërime të gjera për fuqinë dhe mëshirën e Zotit ndaj besimtarëve, robëve të Tij gjatë fatkeqësive natyrore dhe krizave.

Kjo histori ilustron se si shpresa dhe besimi mund të sjellin paqe në zemrat e njerëzve mes sprovave të ashpra”. /tesheshi.com/

 

Related posts

Kërcënimet e Serbisë me luftë, paralajmërohet skenar i rrezikshëm për Ballkanin

admin

Paralajmërimi i një akademiku kinez për Aksa-në e shenjtë të Jerusalemit

Irfan Jahiu

Koreja e Veriut bën thirrje për forcimin e “unitetit luftarak” me Kinën

Hevzi