RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët turq dhe pakistanezë udhëtojnë drejt Bishkekut pas bisedimeve për mbrojtjen e Mekës në Stamboll

zyrtaret-turq-dhe-pakistaneze-udhetojne-drejt-bishkekut-pas-bisedimeve-per-mbrojtjen-e-mekes-ne-stamboll

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka bërë të ditur se po udhëton drejt Bishkekut me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yasar Guler dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Ishaq Dar, pas një takimi të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës në Stamboll, transmeton Anadolu.

“Pas takimit të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës, po udhëtojmë drejt Bishkekut së bashku me ministrin tonë të nderuar të Mbrojtjes për të shoqëruar presidentin tonë të nderuar (Recep Tayyip Erdogan), i cili po merr pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Vëllai im, ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Ishaq Dar, është gjithashtu me ne në këtë udhëtim. Po vazhdojmë konsultimet që filluan në Stamboll gjatë rrugës sonë drejt Bishkekut”, tha Fidan.

Kryediplomati turk gjithashtu shpërndau në rrjetin social amerikan X një fotografi të bërë në bordin e avionit, ku ai shihet së bashku me ministrat Guler dhe Dar.

Ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes, si dhe shefat e shtabeve të përgjithshme të Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite u takuan më herët në Stamboll në formatin e Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të krijuar në kuadër të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës.

Related posts

Steve Witkoff drejt Zvicrës për bisedimet SHBA-Iran mbi programin bërthamor, Teherani akuzon Izraelin për vonesën

admin

Tregonte injorancën dhe jo atë që dinte/ Zbuloni 25 fakte shumë interesante për Sokratin e madh

admin

Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Komandën e Ushtrisë Amerikane

Muhamet Ramadani