RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

73,462 të vdekur dhe 174 mijë të plagosur që nga fillimi i konfliktit në Gaza

73,462-te-vdekur-dhe-174-mije-te-plagosur-qe-nga-fillimi-i-konfliktit-ne-gaza

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës njoftuan këtë të martë se numri i viktimave nga sulmet izraelite ka arritur në 73,462 të vdekur dhe 174,509 të plagosur, që prej nisjes së konfliktit më 7 tetor 2023. Sipas burimeve mjekësore, vetëm gjatë 24 orëve të fundit spitalet kanë pritur 6 viktima të reja dhe 13 të plagosur.
Raporti specifikon se që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vdekurve është rritur me 1,326 dhe i të plagosurve me 4,398. Gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë gjithashtu 815 trupa të pajetë nga rrënojat. Ndërkohë, shembja e një ndërtese së fundmi i mori jetën edhe një qytetari tjetër, duke e çuar në 34 numrin total të viktimave nga shembjet e objekteve.

Ekipet e emergjencës dhe shpëtimit bëjnë të ditur se shumë viktima mbeten ende nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi intensiteti i situatës dhe mungesa e mjeteve ua bën të pamundur ndërhyrjen për nxjerrjen e tyre. /mesazhi

Related posts

Ankaraja thërret ambasadorin suedez

admin

“Ne vetëm rrimë dhe qajmë”: pacientët me kancer në Gaza po vdesin duke pritur trajtim

admin

Tërmet në Elbasan

Hevzi