RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri maqedonas i Shëndetësisë: Situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor po qetësohet

ministri-maqedonas-i-shendetesise:-situata-epidemiologjike-me-ethet-e-nilit-perendimor-po-qetesohet

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski, tha se situata epidemiologjike me ethet e Nilit Perëndimor po qetësohet, ndërsa masat e ndërmarra dhe koordinimi i përforcuar ndërmjet Ministrisë, institucioneve shëndetësore dhe komunave po japin rezultate, raporton Anadolu.

Klekovski, së bashku me Drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, Dr. Fadil Cana, informuan për situatën me ethet e Nilit Perëndimor në vend.

“Deri më tani, në vend janë konfirmuar gjithsej 53 raste me ethe të Nilit Perëndimor. Të dhënat tregojnë se kohëzgjatja mesatare e trajtimit spitalor është 14 ditë, ndërsa periudha më e shkurtër deri në lëshimin nga spitali ka qenë tetë ditë. Institucionet po e ndjekin vazhdimisht situatën, ndërsa veprimi i koordinuar në nivel qendror dhe lokal po kontribuon në stabilizimin e saj”, theksoi Klekovski.

Cana, nga ana tjetër, informoi se aktualisht pesë pacientë po trajtohen në Repartin e Kujdesit Intensiv.

“Tre prej tyre janë ekstubuar dhe gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar. Deri më tani, 28 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga trajtimi spitalor”, tha ai.

Related posts

Kievi do të përdori raketat Storm Shadow në Rusi? Kremlini reagon pas sinjaleve të kryeministrit të Britanisë së Madhe: Është e papërgjegjshme

admin

MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër

admin

Emisari i OKB-së ‘i shqetësuar’ nga rrahja e palestinezëve nga forcat izraelite në Al-Aksa

admin