RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Gashi pret në takim ministren turke të Familjes dhe Shërbimeve Sociale

kryeparlamentari-i-maqedonise-se-veriut-gashi-pret-ne-takim-ministren-turke-te-familjes-dhe-sherbimeve-sociale

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, është takuar me ministren e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë, Mahinur Ozdemir Goktas, me të cilën ka diskutuar për vlerat familjare, politikat sociale dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Gashi ka shprehur kënaqësinë për takimin me ministren, duke theksuar rëndësinë e vlerave familjare si një përcaktim civilizues. Ai ka thënë se politikat sociale dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe forcimin e familjes kanë zhvilluar një spektër të gjerë politikash dhe shërbimesh të orientuara drejt familjeve, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe kategorive të tjera të cenueshme.

Gashi ka theksuar se Maqedonia e Veriut është e gatshme të shkëmbejë përvoja dhe praktika të mira me Turqinë në këto fusha, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të shërbimeve sociale të qasshme dhe cilësore në bashkësi.

Ai ka shprehur bindjen se diplomacia parlamentare mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në krijimin e hapësirave për forma të reja të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Goktas ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë kultivuar miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, si dhe kanë lidhje të thella historike dhe kulturore.

Ajo ka thënë se Turqia i ka shpallur dhjetë vitet e ardhshme si “Dekada e Familjes dhe Popullsisë”, me fokus në forcimin dhe mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, nxitjen e martesës, veçanërisht te të rinjtë, rritjen e natalitetit dhe mbështetjen e prindërve.

Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për nevojën e mbrojtjes dhe forcimit më të madh të familjes dhe vlerave familjare, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre fushave për të dyja shoqëritë.

Ata kanë theksuar gjithashtu nevojën për bashkëpunim më të madh në të gjitha nivelet, duke vlerësuar se ruajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë ka kontribuuar në avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

Related posts

Celularët dhurata më e preferuar për fëmijët, por Gjermania bën thirrje për ndalimin e mediave sociale

admin

Bota po vuan nga mungesa e liderëve!

admin

Nesër takimi i radhës në Bruksel, optimizëm rreth marrëveshjes për dinarin

Muhamet Ramadani