Sot pritet të mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me akuzat për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.
Sipas aktakuzës, prokuroria pretendon se Sheholli kishte vepruar për shërbimin inteligjent serb BIA, duke mbledhur dhe përcjellë informacione për aktivitete të ndryshme duke përfshirë informacione për politikën, sigurinë dhe institucionet e Kosovës.

