RTV AHIRETI
Uncategorized

“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të UÇK-së –

“ditari-i-nje-fotografi-te-luftes”-hapet-ne-prishtine,-ekspozite-ne-nderim-te-uck-se-–

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do ta hapë më 8 shtator 2026 ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës” të fotografit Visar Kryeziu.

Përmes fotografive, ekspozita sjell kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugëtimin e popullit drejt lirisë.

Ekspozita organizohet në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e historisë së vendit dhe si mesazh mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.

Hapja do të bëhet më 8 shtator, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ky aktivitet organizohet në prag të “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare.





Related posts

Six Steps to Enhance Early Career Success

LUFTA E BEDRIT

Irfan Jahiu

Kontingjenti i FSK-së zgjerohet në Gazë, ushtarë të rinj i bashkohen misionit ndërkombëtar

Kushtrim Guraj