RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy mbërrin në Kanada për bisedime mbi mbrojtjen ajrore të Ukrainës

zelenskyy-mberrin-ne-kanada-per-bisedime-mbi-mbrojtjen-ajrore-te-ukraines

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se ka mbërritur në Kanada për të zhvilluar bisedime të përqendruara në mbrojtjen ajrore dhe përgatitjet përpara dimrit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në rrjetin social amerikan X, Zelenskyy tha se Kanadaja ka qenë dhe mbetet një nga partnerët më të afërt të Ukrainës dhe se janë planifikuar takime dhe marrëveshje të rëndësishme, përfshirë një takim me kryeministrin Mark Carney, të cilat do të formësojnë bashkëpunimin dypalësh dhe do të konsolidojnë nivelin tashmë strategjik të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Fokusi kryesor do të jetë mbështetja e Ukrainës në mbrojtjen e qiellit tonë dhe përgatitjet për dimër. Do të diskutojmë se si ta forcojmë qëndrueshmërinë tonë, ta mbështesim popullin tonë dhe të sigurojmë që Ukraina të ketë kapacitetet që i nevojiten për t’u mbrojtur”, tha Zelenskyy.

Ai bëri të ditur se edhe zonja e parë Olena Zelenska është planifikuar të marrë pjesë në aktivitete në Kanada, përfshirë një takim me “filantropë që mbështesin Ukrainën”.

Vizita e presidentit ukrainas vjen pasi ai vizitoi Norvegjinë, ku dje mori pjesë në një ceremoni për mbretin e ndjerë Harald V.

Më pas, gjatë rrugës për në Kanada, Zelenskyy u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Islandës, Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir, në Aeroportin Ndërkombëtar të Keflavikut.

Related posts

Macron në Pekin: Kina ka rol të madh në rrugën drejt paqes në Ukrainë – VIDEO

Muhamet Ramadani

Kuvendi mban sot dy seanca

admin

Gjermania në mungesë të punëtorëve në 148 profesione

admin