RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria e Jemenit nis sulme ajrore përgjatë bregdetit perëndimor

ushtria-e-jemenit-nis-sulme-ajrore-pergjate-bregdetit-perendimor

Ushtria e Jemenit njoftoi të premten se forcat e saj kanë nisur sulme ajrore ndaj zonave në bregdetin perëndimor të Jemenit, përfshirë zonat përreth qytetit Mokha, transmeton Anadolu.

Njoftimi vjen një ditë pasi ushtria shpalli zonën përreth rrugës Taiz-Mokha zonë ushtarake.

Në një deklaratë në X, zëdhënësi i ushtrisë, Majid al-Nuzaili, u bëri thirrje civilëve që të shmangin përdorimin e rrugës Taiz-Mokha, si dhe të rrugës Mokha-Dhubab.

“Civilët nuk duhet të përdorin rrugët e ndaluara deri në njoftimin e radhës”, shkroi al-Nuzaili.

Jemeni kishte përjetuar një qetësi relative që nga prilli i vitit 2022, pas gati 12 vitesh luftë mes forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite, dhe Huthive të mbështetur nga Irani, të cilët morën kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të pjesëve të mëdha të vendit në vitin 2014.

Që nga fundi i vitit 2023, pas fillimit të luftës në Gaza, Huthit janë përfshirë gjithnjë e më shumë në armiqësitë rajonale, duke kryer sulme ndaj Izraelit dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq, ndërsa rifillimi i luftimeve ka rritur frikën për rikthimin e konfliktit në shkallë të gjerë në Jemen.

Related posts

Kurti: Vetëm të lidhur rreth Lidhjes së Prizrenit, avancojmë interesat tona me aleatët

admin

Kartëmonedha më e falsifikuara në vitin e kaluar

admin

Realizohet testimi i mbrojtjes me njësitë dron dhe antidron

admin