RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis “Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët marshojnë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

nis-“marshi-per-liri”-ne-prishtine,-qytetaret-marshojne-ne-mbeshtetje-te-ish-krereve-te-uck-se

Ka nisur në Prishtinë “Marshi për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, prej nga ka nisur marshimi nën moton “Kosova po pret”.

Në mesin e pjesëmarrësve shihen flamuj dhe emblema të UÇK-së, ndërsa qytetarët kanë ardhur nga vende të ndryshme të Kosovës për t’iu bashkuar këtij organizimi.

Në shesh janë parë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet për ta.

Marshi është organizuar në prag të vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në kuadër të programit janë paraparë fjalime nga përfaqësues të platformës “Liria ka Emër”, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve.

Fjalime pritet të mbajnë edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe Buna Mustafa, e bija e Sali Mustafës.

Pjesë e programit janë edhe këngëtarët Arif Vladi dhe Shkurte Fejza.

Organizatorët kanë bërë thirrje që marshi të jetë qytetar, familjar, paqësor dhe dinjitoz.

Related posts

Ush’tria amerikane të dielën përfundon tërheqjen nga Nigeri

Muhamet Ramadani

Bill Clinton: Trump nuk më ka bërë kurrë të mendoj se është i përfshirë në rastin Epstein

admin

Spanja paralajmëron për rrezik të jashtëzakonshëm, pasi temperaturat pritet të kalojnë 44 gradë Celsius

Kushtrim Guraj