RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Beograd, Banja Luka dhe Lubjanë: Si po depërton Izraeli në Ballkan duke anashkaluar izolimin ndërkombëtar

beograd,-banja-luka-dhe-lubjane:-si-po-deperton-izraeli-ne-ballkan-duke-anashkaluar-izolimin-nderkombetar

Nën hundën e një Evrope sovraniste por të pafuqishme, Tel Avivi po thur me kujdes një rrjet partneriteteesh opportuniste në Ballkan.

Strategjia izraelite nuk po kërkon nevojshmërisht shtete me demokraci të fortë, por hapësira me vakuum ligjor, liderë autoritarë dhe ekzekutivë të gatshëm të injorojnë konsensusin evropian për të drejtat e njeriut.

Ajo që u paraqit javën e kaluar në Banja Lukë si hapja e një zyre administrative të Dhomës Izraelite të Tregtisë -nën petkun e “investimeve dhe bashkëpunimit kulturor” – nuk është veçse një manovër e pastër politike.

Pothuajse simultanisht, Tel Avivi nxitoi të hapte ambasadën e tij të parë rezidente në Lubjanë, duke shfrytëzuar menjëhirë ardhjen në pushtet të të djathtës radikale të Janez Janša-s për të zhbërë sanksionet e mëparshme sllovene.

Në prapaskenë, Serbia mbetet mekatari kryesor i këtij ekuacioni. Të tria këto pika zbulojnë vizionin pragmatik dhe pa skrupuj të Izraelit: përdorimin e Ballkanit si një “rrugë dytësore” për të thyer izolimin diplomatik që po i kanoset nga Perëndimi pas operacioneve ushtarake dhe krizës humanitare në Gaza.

Beogradi: Tregtia e armëve mbi të drejtën ndërkombëtare

Shtyllat e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Izraelit nuk bazohen në vlera demokratike, por mbi industri ushtarake dhe spiunazh.

Marrëveshjet sekrete për inteligjencën, teknologjinë e dronëve dhe kontratat e majme me gjigantin izraelit të mbrojtjes Elbit e kanë kthyer Beogradin në një qendër logjistike të Tel Avivit në rajon.

Tel Avivi i ofron Beogradit armatim të testuar në luftime reale dhe qasje në lobet e tij në Uashington. Në këmbim, Beogradi i garanton Izraelit një fushëveprimi pa monitorim të rreptë etik.

Siç vëren Vuk Vuksanović nga King’s College London, në një kohë kur aleatët tradicionalë perëndimorë po aplikojnë embargo dhe po kufizojnë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin për shkak të shkeljeve në Gaza, Serbia – si vend jashtë strukturave të BE-së- shërben si një lavatriçe diplomatike dhe ushtarake për gjeopolitikën izraelite. Njëkohësisht, Izraeli e përdor këtë prani për të neutralizuar ndikimin e Turqisë dhe Iranit në rajon.

Banja Luka: Aleanca toksike me separatizmin e Dodik

Për sa i përket Republika Srpska-s, interesat izraelite bien ndesh drejtpërdrejt me stabilitetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Banja Luka nuk ofron as fuqi ushtarake e as treg të madh; vlera e saj për Tel me Izraelin është e pastër instrumentalizuese: një levë shantazhi politik kundrejt Sarajevës zyrtare. Për më shumë se 15 vjet, diplomacia izraelite ka mbyllur sytë përpara retorikës përçarëse të Milorad Dodikut, duke i ofruar atij mbrojtje politike.

Kjo aleancë e pashkruar daton që nga vizita e ish-ministrit ultra-nacionalist izraelit Avigdor Lieberman në vitin 2012, vizitë që më pas bëri që Bosnja të bllokohej nga brenda dhe të abstenonte në OKB për statusin e Palestinës.

Sot, vizitat e lidershipit serb të Bosnjës në Jerusalem konfirmojnë një pazar politik. Dodik synon të përdorë kanalet izraelite për t’i shpëtuar sanksioneve amerikane duke u lidhur me të djathtën ekstreme në SHBA, ndërsa Tel Avivi blen vota dhe veto brenda një shteti të brishtë ballkanik.

Lubjana: Shfrytëzimi i rotacioneve politike për të përçarë BE-në

Shembulli i Sllovenisë është treguesi më i qartë i cinizmit diplomatik izraelit. Deri dje, nën kabinetin e Robert Golob, Sllovenia ishte një nga zërat më kritikë ndaj krimeve të luftës në Gaza, duke vendosur embargo armësh, ndalim importi për produktet e kolonive ilegale dhe duke njohur shtetin e Palestinës.

Por sapo pushteti kaloi te Janez Janša, Izraeli lëvizi me shpejtësi rrufe. Përballe protestave të ashpra qytetare në rrugët e Lubjanës, Tel Avivi inauguroi ambasadën e tij, ndërsa qeveria e re hoqi menjëhirë emrgargon e armëve dhe anuloi masat ndaj zyrtarëve izraelitë.

Ish-kryeministri Golob e cilësoi këtë kthesë si “një braktisje të hapur të së drejtës ndërkombëtare”. Përmes kësaj strategjie agresive – që po shtrihet edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut përmes kontratave të sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes – Izraeli po ndërton një infrastrukturë ndikimi që synon ta mbajë BE-në të ndarë dhe të pafuqishme.

Ndërsa Brukseli mbetet një spektator i dështuar, Tel Avivi po provon se për sa kohë ka liderë rajonalë të gatshëm të bëjnë pazar me stabilitetin dhe me të drejtën ndërkombëtare, Ballkani do të mbetet shesh-pushimi i preferuar i diplomacisë ushtarake izraelite. tesheshi

Related posts

Bombardime të tmerrshme në Gaza: ku njohin paqe luftënxitësit!

Muhamet Ramadani

BE-ja me plan të ri ekonomik për Ballkanin Perëndimor

admin

Erdoğan: Turqia vazhdon luftën kundër terrorizmit deri në eliminimin e kërcënimit – VIDEO

admin