RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së re

lvv-propozon-albin-kurtin-per-mandatar-per-formimin-e-qeverise-se-re

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një shkresë drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Arbërie Nagavci, kërkon caktimin e Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.

Në dokument thuhet se propozimi bëhet në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultateve përfundimtare.

“Propozojmë z. Albin Kurti – Mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në pjesën përfundimtare të shkresës.

Dokumenti mban datën 13 shtator 2026 dhe i është drejtuar ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Related posts

VIDEO/ Makina bie në gropën e punimeve në Fushë Kosovë

admin

Në Mitrovicë shfaqen posterët ‘Putini në Kosovë’

admin

Hezbollahu konfirmon vrasjen e komandantit Ali Tabatabai në sulmin izraelit në Bejrut

admin