RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjeneratorët e spitaleve në Gaza ndalojnë së funksionuari mes mungesës së karburantit dhe vajit

gjeneratoret-e-spitaleve-ne-gaza-ndalojne-se-funksionuari-mes-mungeses-se-karburantit-dhe-vajit

Disa gjeneratorë të energjisë elektrike në spitalet e Rripit të Gazës kanë ndaluar së funksionuari për shkak të mungesës së vajit, pjesëve rezervë dhe karburantit, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se disa gjeneratorë kanë ndaluar së funksionuari ditët e fundit, duke paralajmëruar se mungesa e vajit për gjeneratorët po e bën gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e furnizimit me energji elektrike në spitale.

Ajo tha se sasitë e kufizuara të vajit, hyrja e të cilave në Gaza është lejuar së fundmi nga Izraeli, mjaftojnë vetëm për nevojat emergjente, ndërsa spitaleve u nevojiten rreth 2.500 litra në muaj.

“Gjeneratorët e mbetur po funksionojnë pa ndërprerje, në kushte të vështira teknike dhe mekanike, dhe nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat për energji elektrike të të gjitha reparteve që ofrojnë shërbime jetike”, tha ministria.

Ajo paralajmëroi se edhe gjeneratorë të tjerë mund të ndalojnë së funksionuari nëse vaji nuk ndërrohet urgjentisht dhe bëri thirrje për lejimin e menjëhershëm të hyrjes së furnizimeve thelbësore për t’i mbajtur ata në funksion.

Gjeneratorët janë bërë burimi kryesor i energjisë elektrike për spitalet e Gazës mes ndërprerjes së zgjatur të furnizimit me energji elektrike, ndërsa mungesa e karburantit dhe pjesëve rezervë ka penguar vazhdimisht funksionimin e tyre.

Lufta e Izraelit në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë më shumë se 73.000 palestinezë dhe ka plagosur mbi 174.000 të tjerë, ndërsa ka shkaktuar shkatërrime të mëdha në të gjithë enklavën.

Related posts

Pamjet satelitore/ Vendi ushtarak ku u kap Maduro, para dhe pas sulmeve amerikane

admin

Atentat i dytë ndaj Donald Trump? FBI: Ishte dukshëm shënjestër! Kush është autori i dyshuar që tentoi të qëllonte ish-Presidentin në fushën e tij të golfit

admin

Azerbajxhani bën thirrje për armëpushim me Armeninë ndërsa numri i vdekjeve po rritet

admin