RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Qeveria e ulë TVSH-në, nafta do të lirohet për 2 denarë

rmv:-qeveria-e-ule-tvsh-ne,-nafta-do-te-lirohet-per-2-denare

Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës. Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbusë ndjeshëm rritjen e pritshme të çmimeve të karburanteve.

Te nafta, në vend të rritjes së pritshme të rregullt prej rreth 5 denarësh, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarësh. Kjo nënkupton zbutje të përgjithshme të rritjes së çmimeve prej rreth 7 denarësh, ndërsa çmimi i ri pritet të jetë rreth 99 denarë për litër. Te benzinat, sipas përllogaritjeve, pritet rritje prej rreth 3,5 denarësh, që do të thotë se çmimi i ri pritet të jetë rreth 100,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95, përkatësisht 102,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-98./shenja

Related posts

Vdes ish-lideri i Perusë, Alberto Fujimori. Pak muaj më parë kishte dalë nga burgu, ishte dënuar për korrupsion

admin

Kosovë, operacion policor kundër korrupsionit, Svecla: Janë arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë, mes tyre dhe një ish-ministër

admin

Presidenti i Koresë së Jugut bën thirrje për ushtri “të zgjuar” për shkak të nivelit të ulët të lindjeve

Hevzi