RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot vazhdon dita e tretë e deklaratave në rastin “Thaçi 2”

sot-vazhdon-dita-e-trete-e-deklaratave-ne-rastin-“thaci-2”

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do vazhdoj edhe sot seanca për paraqitjen e deklaratave përfundimtare në çështjen penale ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Sot seanca pritet të vazhdojë me përgjigjet dhe komentet e palëve.

Prokuroria e Specializuar gjatë seancave të kaluara ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, dhe nëntë muaj burgim për Kuçin.

Kërkesat për dënim janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes.

Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre dhe i kanë kërkuar Gjykatësit të Vetëm që klientët e tyre t’i shpallë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Seanca pritet të vazhdojë sot në orën 10:30, sipas kohës sonë lokale.

Related posts

Zgjedhjet presidenciale në Rusia/ Vazhdon votimi në ditën e dytë, protestat janë sporadike

admin

Presidenti Erdogan: Barbaria ndaj grave në Gaza nuk ka marrë reagimin që meriton

Muhamet Ramadani

Sprova e TikTok-ut

admin