RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti thirrje partive për zgjidhjen e çështjes së presidentit: Një tjetër proces zgjedhor nuk sjell asgjë të re

kurti-thirrje-partive-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-se-presidentit:-nje-tjeter-proces-zgjedhor-nuk-sjell-asgje-te-re

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në nisje të fjalës së tij në mbledhjen e Qeverisë, ka folur për çështjen e presidentit.

Ai u ka bërë thirrje partive politike dhe liderëve të tyre që të gjejnë një zgjidhje për presidentin.

“U bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve, e ta zgjidhim çështjen e presidentit. T’i japim vendit tonë institucione në përputhje me vullnetin qytetar dhe le të ecim përpara, së bashku, ashtu siç i takon Republikës sonë dhe ashtu siç kërkojnë qytetarët tanë”, deklaroi Kurti.

Tutje, ai tha se një proces tjetër zgjedhor nuk do të sillte asgjë të re.

“Jam i bindur se edhe një proces tjetër zgjedhor, jo vetëm se nuk do të sillte diçka të re sa i përket mozaikut politik në vend, por përfundimisht do të ishte papërgjegjësi ndaj interesit politik dhe pa maturi të madhe politike”, u shpreh Kurti.

Related posts

Libi, të paktën 5.200 të vdekur nga përmbytjet në qytetin Derna

Muhamet Ramadani

Ja një përmbledhje e zhvillimeve të sotme në Lindjen e Mesme

RTI

“Asnjë pushtet i ndërtuar mbi krimin dhe frikën nuk është i përjetshëm”- Gjekmarkaj: Regjime si ai i Maduros, që ushqehen nga kartelet e drogës dhe varfërojnë popullin! Koha e pandëshkueshmërisë po mbyllet

admin