RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bin Salman takohet me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së në Xheda

bin-salman-takohet-me-shefin-e-komandes-qendrore-te-shba-se-ne-xheda

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, u takua të hënën në Xheda me shefin e Komandës Qendrore të SHBA-së, Admiralin Brad Cooper.

Sipas televizionit shtetëror saudit, gjatë takimit u shqyrtuan zhvillimet e fundit rajonale në rajon, raporton Al Jazeera.

Arabia Saudite ka shtuar sulmet ajrore në Jemen pasi rebelët Huthi Ansarullah kanë përparuar në vend duke marrë kontrollin e bregdetit të Detit të Kuq, përfshirë rrugën strategjike të transportit detar Bab al-Mandeb.

Ditë më parë, portali amerikan i lajmeve “Axios” raportoi se Bin Salman kishte telefonuar dy herë presidentin amerikan Donald Trump javën e kaluar, duke kërkuar sulme amerikane ndaj Huthëve, kërkesë e cila është refuzuar sipas raportit.

Trump konfirmoi të shtunën se kishte zhvilluar biseda me princin saudit, por nuk bëri të ditur nëse Shtetet e Bashkuara planifikojnë ndonjë veprim ushtarak.

Related posts

Erdogan bisedon me presidentin e Kurdistanit irakian mes tensioneve në rajon

admin

Dyshohet si bashkëpunëtor i ISIS-it, arrestohet adoleshenti kosovar në Zvicër

admin

Përplasje me grupeve shqiptare në Greqi/ Përfshihen 20 persona, arrestohen disa prej tyre

admin