RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Disa rektorë të universiteteve belge dënojnë ngërçin politik lidhur me ardhjen e studentëve nga Gaza

disa-rektore-te-universiteteve-belge-denojne-ngercin-politik-lidhur-me-ardhjen-e-studenteve-nga-gaza

Disa rektorë të universiteteve belge kritikuan sot mungesën e konsensusit qeveritar për ardhjen e studentëve palestinezë nga Gaza, njoftoi agjencia e lajmeve Belga, transmeton Anadolu.

Rektorët publikuan një letër të hapur në gazetën “De Standaard”, duke e cilësuar ngërçin politik lidhur me ardhjen e 13 studentëve nga Gaza me bursë si “të papranueshëm”. Ata theksuan se nuk bëhet fjalë për “migrantë të paligjshëm”, por për studentë të përzgjedhur nga komitete të pavarura përmes një procesi konkurrues për bursa.

“Bëhet fjalë për vullnet politik dhe kjo qartësisht mungon te disa parti. Busulla morale e disa partnerëve qeveritarë ka humbur”, thanë ata. Rektorët ritheksuan se studentët nuk do të dërgohen në një qendër azili, por do të shkojnë në akomodimet e tyre studentore pas mbërritjes, ku do të ndjekin mësimet dhe do të vazhdojnë programet e tyre të bursave.

“Ata janë studentë të përkushtuar me një CV të shkëlqyer. Programet që po ndjekin këtu përputhen gjithashtu me nevojat për rindërtimin e Gazës. Pas studimeve, ata dëshirojnë të kthehen atje për të ndihmuar në ndërtimin e së ardhmes”, theksuan ata.

“Dyert e sallave tona të leksioneve mbeten të hapura”, shtuan rektorët.

Letra u publikua pasi ministri i Jashtëm, Maxime Prevot, i paraqiti qeverisë federale propozim për evakuimin e 13 studentëve me bursë dhe sjelljen e tyre në Belgjikë. Megjithatë, qeveria thuhet se pati vështirësi për të arritur konsensus mbi propozimin, duke i lënë bisedimet në ngërç.

Related posts

Mbi 200,000 njerëz të zhvendosur rishtazi në Sudan për shkak të përshkallëzimit të luftimeve

RTI

Arrestohet në Kosovë personi që vrau një turk në Maqedoninë Veriore

RTI

Arabi Saudite, për 1 orë mblidhen 125 milionë dollarë ndihma humanitare

admin