RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakti i fshehtë midis Izraelit dhe bosëve arabë të krimit të organizuar

pakti-i-fshehte-midis-izraelit-dhe-boseve-arabe-te-krimit-te-organizuar

Klanet kriminale fitojnë terren, ndërsa Tel Avivi i toleron dhe i përdor si ndërmjetës

Në Izrael po merr përmasa shqetësuese një realitet i errët: rritja e fuqisë së krimit të organizuar arab dhe dyshimet për një marrëdhënie të heshtur mes bosëve kriminalë dhe strukturave shtetërore.

Që nga fillimi i këtij viti, të paktën 172 qytetarë arabë dhe palestinezë të Jerusalemit Lindor janë vrarë në rrethana të lidhura me krimin e organizuar. Shumë prej këtyre rasteve kanë mbetur pa autorë, duke ushqyer akuzat se policia nuk po bën sa duhet për të goditur rrjetet kriminale.

Rasti i familjes Sakhfi është një nga shembujt më tronditës. Vrasjet brenda familjes dhe mungesa e një reagimi të shpejtë nga autoritetet kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si shteti përballet me mafian arabe.

Aktivistë dhe familje të viktimave thonë se kjo pandëshkueshmëri ka krijuar një ndjenjë se disa zona të shoqërisë jetojnë jashtë mbrojtjes së ligjit.

Por ky problemi nuk është i ri. Ai lidhet me dekada të tëra papunësie, braktisjeje shkollore, mungese investimesh dhe vështirësish për të siguruar kredi nga sistemi bankar.

Në këtë boshllëk janë rritur organizatat kriminale, të cilat kanë krijuar ekonominë e tyre paralele. Antropologia Eilat Maoz ka argumentuar se lidhjet mes botës kriminale arabe dhe strukturave të sigurisë izraelite kanë rrënjë që shkojnë pas në vitet 1970-1990.

Sipas saj, në periudha të caktuara, shërbimet e sigurisë kanë toleruar aktivitetet e disa rrjeteve kriminale, duke përfituar në këmbim informacioni.

Pas vitit 2000, këto struktura u konsoliduan dhe u shndërruan në aktorë të fuqishëm ekonomikë. Pandemia e COVID-19 i dha një shtysë tjetër ekonomisë informale, veçanërisht përmes huadhënies së paligjshme dhe tregjeve të kreditit jashtë sistemit bankar.

Kritikat janë shtuar edhe gjatë periudhës së Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir. Kundërshtarët e politikave të qeverisë pretendojnë se lufta ndaj krimit në komunitetet arabe nuk ka qenë prioritet i mjaftueshëm, ndërsa disa burime akuzojnë autoritetet se kanë përdorur bosë kriminalë si ndërmjetës në konflikte lokale dhe çështje sociale.

Shifrat e hetimeve janë veçanërisht domethënëse. Në vitin 2025, vetëm rreth 8 për qind e vrasjeve në komunitetet arabe u zbardhën, kundrejt rreth 65 për qind të rasteve në komunitetet hebraike.

Diferenca ka ushqyer bindjen se ekzistojnë dy standarde të ndryshme të zbatimit të ligjit. Ndërkohë, armët janë përhapur gjerësisht dhe grupet kriminale kanë fituar ndikim politik e ekonomik.

Sipas Maoz, shërbimet e inteligjencës ka shumë gjasa të kenë dijeni për një pjesë të madhe të këtyre rrjeteve, ndërsa marrëdhënia mund të funksionojë mbi bazën e një shkëmbimi të heshtur: informacion dhe kontroll në këmbim të tolerimit të aktiviteteve të caktuara.

Kjo ngre një pyetje të pakëndshme për shtetin izraelit: si mund të jetë njëkohësisht kaq i fuqishëm në luftërat dhe përballjet e jashtme, ndërsa dështon të garantojë sigurinë bazë të një pjese të qytetarëve të tij?

Nëse akuzat për një marrëdhënie të tillë mes strukturave shtetërore dhe botës kriminale janë të sakta, atëherë bëhet fjalë për shumë më tepër sesa një problem policor. Kemi një sistem ku krimi, informacioni dhe pushteti mund të kenë krijuar një marrëdhënie të rrezikshme, në kurriz të atyre që mbeten pa mbrojtjen e ligjit. tesheshi

Related posts

Vdes një i ri në Pejë pasi goditet nga një kamion me beton

admin

Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të arrestuarve në aksionin e Prokurorisë së Prizrenit

admin

Trump: Zelenskyy nuk e ka lexuar propozimin për paqe

RTI