RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

kurti:-per-qeverine-e-kosoves,-mbeshtetja-per-shqiptaret-e-lugines-mbetet-zotim-i-vazhdueshem

Në ditën e dytë të punës si kryeministër i rizgjedhur, Albin Kurti ka pritur të martën në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas Kurtit, takimi ishte mundësi për të dëgjuar qëndrimet e përfaqësuesve politikë dhe për të diskutuar për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, si dhe për rëndësinë e bashkërendimit politik në mbrojtjen e të drejtave dhe forcimin e përfaqësimit të tyre, veçanërisht në nivel parlamentar.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti ka thënë se shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim dhe përgjegjësi të përbashkët.

“Dallimet partiake janë pjesë e demokracisë, por interesi i qytetarëve duhet të jetë pikëtakimi i angazhimit të të gjithëve”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se mbështetja për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet zotim i vazhdueshëm i Qeverisë së Kosovës.

“Do të jemi pranë tyre në mbrojtjen e të drejtave, ruajtjen e identitetit dhe përmirësimin e jetës së përditshme”, ka deklaruar Kurti.

Në takim morën pjesë Shaip Kamberi nga PVD-ja, Visar Memeti nga APN-ja, Shqiprim Musliu nga LPD-ja, Sami Salihu nga LR-ja, Armend Aliu nga AL-ja, Sali Salihu nga PD-ja, si dhe Agim Sabedini nga PDSH-ja.

Të pranishëm ishin edhe kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, si dhe Arben Ferati nga Medvegja

Related posts

Argjentinë, zjarret djegin mijëra hektarë pyje – VIDEO

Muhamet Ramadani

Norvegjia bën thirrje për përgjegjësi pas sulmit ndaj selisë së agjencisë së OKB-së në Kudsin Lindor

admin

Arratiset i burgosuri në Kosovë, pezullohen nga puna dy zyrtarë

admin