Kongresistja amerikane Delia C. Ramirez ka deklaruar se lufta në Gaza nuk do të përfundojë derisa Kongresi i SHBA-së të ndalojë dërgimin e armëve për qeverinë izraelite.
“Duhet të miratojmë projektligjin tim Block the Bombs Act!”, shkroi përfaqësuesja nga Illinois në një postim në rrjetin social X.
Projektligji i propozuar nga Ramirez synon vendosjen e një embargoje të pjesshme ndaj dërgimit të armëve në Izrael.
Sipas të dhënave të publikuara në qershor 2026, projektligji kishte 73 bashkësponsorë në Kongresin amerikan. /mesazhi

