Familjarët e Thaçit dhe Selimit tashmë kanë mbërritur në Gjykatën Speciale dhe po presin për të hyrë brenda ambienteve të gjykatës.
Nga pamjet shihet se pranë dyerve të gjykatës ndodhen djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, vëllezërit e Thaçit, si dhe vëllezërit e Rexhep Selimit, bashkë me gruan dhe djalin e tij.
Përveç familjarëve, para hyrjes së gjykatës janë mbledhur edhe shumë protestues. Në zonë janë të pranishme edhe forca të policisë holandeze, të angazhuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

