RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Haxhiu pas aktgjykimit të Hagës: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare

haxhiu-pas-aktgjykimit-te-hages:-lufta-e-ushtrise-clirimtare-te-kosoves-ishte-clirimtare

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu, në reagimin e saj, është shprehur se asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e luftës.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet”, shkroi Haxhiu.

Ajo tutje tha se respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë.

“Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë çdo përpjekjeje për ta shtrembëruar historinë. Nuk duhet lejuar që dënimet e sotme të përdoren për të relativizuar krimet e regjimit të Serbisë, për ta zvogëluar përgjegjësinë për to apo për të krijuar një narrativë të rreme”, tha tutje ajo.

Në fund të postimit të saj, Haxhiu bëri thirrje për qetësi, dinjitet dhe bashkim, duke shtuar se Republika e Kosovës do ta përballojë edhe këtë, siç e cilësoi ajo, padrejtësi.

Related posts

Një avion luftarak indian rrëzohet gjatë shfaqjes ajrore në Dubai, humb jetën piloti

admin

Katari: Izraeli nuk duhet të lejohet të bllokojë fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

admin

Presidenti sirian mbërrin në Shtëpinë e Bardhë për takimin historik me Trumpin

RTI