RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Delegacioni izraelit viziton Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fokus thellimi i bashkëpunimit

delegacioni-izraelit-viziton-kuvendin-e-maqedonise-se-veriut,-ne-fokus-thellimi-i-bashkepunimit

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Parlamentin e Izraelit, Rashela Mizrahi, së bashku me anëtarët e grupit, është takuar me një delegacion të Ministrisë izraelite për Bashkëpunim Rajonal.

Siç zyra për media e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në takim u shpreh kënaqësi për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e deritanishëm institucional ndërmjet dy vendeve.

Mizrahi theksoi se bashkëpunimi parlamentar luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe afatgjata, si dhe në krijimin e mundësive për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, përfshirë arsimin dhe bashkëpunimin universitar, kompanitë start-up, bujqësinë, energjetikën, industrinë dhe teknologjinë, si dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Palët diskutuan gjithashtu për procesin e integrimit evropian dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Bashkëbiseduesit u pajtuan se krijimi i një të ardhmeje më të mirë është në interes të të dy popujve dhe vendeve, duke theksuar se kjo mund të arrihet përmes ndërlidhjes më të mirë, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm.

Related posts

Mijëra njerëz mblidhen në protestat antiqeveritare në Izrael

RTI

Spanjë, thatësira “mbyt” 80 për qind të tokës bujqësore të vendit

admin

FOTO/ Ambulancat me targa të Serbisë nëpër rrugët e Kosovës

admin