RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli nis sulme të reja në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë

izraeli-nis-sulme-te-reja-ne-jug-te-libanit,-pavaresisht-marreveshjes-kornize

Ushtria izraelite vazhdoi sot sulmet e saj në Liban, përfshirë edhe bombardimet me artileri që synonin qytetet jugore libaneze, transmeton Anadolu.

Bombardimet me artileri shënjestruan qytetet Mansouri dhe Majdal Zoun, me zhurmën e granatimeve që dëgjoheshin në qytetin Tyre dhe qytete të tjera jugore, raportoi agjencia kombëtare libaneze e lajmeve (NNA).

Automjetet ushtarake izraelite përparuan nga qyteti Tyre drejt periferisë së Hadatha-s, në drejtim të Haris, në distriktin Bint Jbeil, vuri në dukje agjencia.

Sulmet vijnë pavarësisht një marrëveshjeje kornizë të ndërmjetësuar nga SHBA-ja të arritur midis Libanit dhe Izraelit në qershor, e cila parashikon tërheqje graduale të Izraelit nga territori libanez dhe vendosjen e ushtrisë libaneze në zonat e liruara nga forcat izraelite.

Të enjten, presidenti libanez Joseph Aoun paralajmëroi se përfundimi i zbatimit të marrëveshjes “dhe konsolidimi i stabilitetit nuk mund të arrihet mes sulmeve dhe shkeljeve të vazhdueshme izraelite”.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 4.386 persona dhe kanë plagosur 12.407 të tjerë që nga 2 marsi, sipas shifrave zyrtare libaneze.

Related posts

Policia: Gjatë gërmimeve në Prekaz janë gjetur mbetjet mortore të gjashtë personave

Muhamet Ramadani

Bombardimet e rënda izraelite goditën kampet e refugjatëve në Gazën qendrore, thotë OKB

Muhamet Ramadani

Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave ushtarake për sulme ndaj Iranit

Irfan Jahiu