RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti udhëton në SHBA, pritet të zhvillojë takime me liderë botërorë

kurti-udheton-ne-shba,-pritet-te-zhvilloje-takime-me-lidere-boterore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt New Yorkut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë botërorë, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në fokus të këtyre takimeve do të jenë promovimi dhe avancimi i interesave dhe prioriteteve shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar, drejtues të shoqatave të diasporës, si dhe me investitorë potencialë të interesuar për të investuar në ekonominë e Kosovës.

Related posts

G7 rrit në 39 miliardë dollarë ndihmën për Ukrainën

admin

Katër milion euro për Kanye West nga Fondi i Emergjencës, Rama mbrohet me Kur’an për shifrën 50-të

RTI

Ambasadori amerikan konfirmon miratimin e shitjes së F-16 për Turqinë

admin