RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Huthitë thonë se Arabia Saudite ka kryer 26 sulme në Jemen brenda 24 orëve

huthite-thone-se-arabia-saudite-ka-kryer-26-sulme-ne-jemen-brenda-24-oreve

Rebelët Huthi në Jemen kanë thënë se Arabia Saudite ka kryer 26 sulme ajrore ndaj zonave nën kontrollin e tyre gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas agjencisë AFP, Huthitë deklaruan të premten se sulmet saudite ndaj territoreve që kontrollojnë kanë arritur në rreth 300 gjatë javës së fundit.

Ndërkohë, qeveria e Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite, tha se forcat e saj kanë vrarë 30 luftëtarë Huthi dhe kanë plagosur më shumë se 60 të tjerë gjatë përleshjeve në distriktin al-Wazi’iyah, në provincën Taiz.

Luftimet janë intensifikuar gjatë kësaj jave në disa zona të Jemenit. /mesazhi

Related posts

“Do të çonte në viktima masive civile”- Kancelari gjerman për sulmin në Rafah: Do të ishte i papërgjegjshmëri

admin

Inkursioni i Ukrainës/ Rusia po ridislokon trupa nga tre zona të vijës së frontit në Kursk

admin

Huthit shënjestrojnë qytetin izraelit Eilat, një anije amerikane dhe një britanike

Muhamet Ramadani