RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

prokuroria-e-hages:-mandati-i-zps-perfundon-kur-be-e-njofton-kosoven-se-hetimet-dhe-procedurat-qe-rrjedhin-prej-tyre-jane-mbyllur

Aktgjykimi dënues i 16 shtatorit i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi u përball me kundërshti të mëdha në Kosovë, duke shtuar zërat për zhbërjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për këtë kërkesë për zhbërje, që u artikulua edhe dje në protestën në mbështetje të katërshes, ndryshe deklarohen nga Haga.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, tha se ky institucion nuk komenton ekzistencën apo hollësitë e ndonjë hetimi, apo se kur do të përfundojë mandati i saj.

“Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, sqaron ai në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Duke e konsideruar si vendim të padrejtë dhe të pabazuar në fakte, disa deputetë të PDK’së në Kuvendin e Kosovës kërkuan të mbahet një seancë për zhbërjen e Speciales.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, kur u pyet për mundësinë e zhbërjes së Gjykatës Speciale, tha se “të gjitha veprimet demokratike dhe ligjore janë të mundshme”.

Related posts

Zelenskyy “pranon” të takohet me Trumpin

RTI

Gaza: Numri i viktimave nga Stuhia Byron rritet në 14

RTI

Sulmi me thikë gjatë një festivali në Gjermani që la të vdekur 3 persona, arrestohet një i dyshuar

admin