RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump në gjurmët e Putinit: kush janë armiqtë e tij të rinj

trump-ne-gjurmet-e-putinit:-kush-jane-armiqte-e-tij-te-rinj

Gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico, u ndalohet hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka ndaluar mediat si CNN, MS NOW dhe Politico nga akreditimi në Shtëpinë e Bardhë. Ky hap shihet si përshkallëzimi më i fundit i konfliktit të tij të vazhdushëm me mediat amerikane.

Në një postim në Truth Social, presidenti i akuzoi këto media se “vazhdimisht shkruajnë ose raportojnë trillime dhe gënjeshtra” për administratën e tij, edhe pse nuk dha shembuj konkretë të raportimeve që e kishin nxitur vendimin ekstrem.

Trump e përshkroi masën si një “ndalim shumë të thjeshtë”, por nuk sqaroi se si do të zbatohet. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse gazetarëve të këtyre mediave do t’u ndalohet hyrja në territorin e Shtëpisë së Bardhë apo vetëm pjesëmarrja në aktivitetet dhe konferencat presidenciale.

Në momentet pas njoftimit, gazetarët e CNN dhe Politico vazhdonin të ndodheshin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

CNN e cilësoi kërcënimin si një “sulm të paligjshëm” ndaj lirisë së shtypit dhe deklaroi se do të mbrojë të drejtën kushtetuese të gazetarëve për të raportuar pa ndërhyrje nga qeveria.

Edhe Politico deklaroi se do të vazhdojë të raportojë mbi administratën aktuale dhe ato të ardhshme, duke paralajmëruar se do të mbrojë të drejtat e garantuara nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës amerikane.

MS NOW, që më parë njihej si MSNBC, nuk pranoi të komentonte. Por Trump nuk u ndal te këto tri media. I pyetur se çfarë nënkuptonte me paralajmërimin se “të tjerë do të pasojnë”, ai përmendi New York Times dhe Washington Post, duke i cilësuar edhe ato si “fake news”.

Në një deklaratë nga Zyra Ovale, Trump tha se vendimi nuk lidhej me një artikull të vetëm, por me atë që ai e përshkroi si një grumbullim raportimesh negative gjatë viteve të fundit. “Është thjesht akumulim historish gjatë viteve të fundit. Mërzitesh me to!”, tha ai.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e mbështeti median, duke argumentuar se çështja nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e gazetarëve, por edhe me të drejtën e publikut amerikan për të marrë një pasqyrë të plotë dhe të pavarur të veprimtarisë së presidentit.

Përplasja e fundit vjen pas një serie konfliktesh të Trumpit me mediat që nga rikthimi i tij në pushtet në janar 2025. Administrata e tij, ka ndryshuar edhe mënyrën e organizimit të trupës së gazetarëve që kanë qasje te presidenti.

Në një tjetër konflikt, Shtëpia e Bardhë kufizoi qasjen e Associated Press në ambiente si Zyra Ovale dhe Air Force One, pas mosmarrëveshjes për përdorimin e emrit “Gjiri i Meksikës” në vend të “Gjiri i Amerikës”. AP e çoi çështjen në gjykatë.

Organizatat për lirinë e shtypit paralajmërojnë se edhe ndalimi i ri mund të përballet me të njëjtin fat. “Knight First Amendment Institute” dhe “Reporters Committee for Freedom of the Press”, e kanë cilësuar masën si antikushtetuese, duke argumentuar se presidenti nuk mund të përjashtojë gazetarë vetëm sepse nuk i pëlqen mënyra se si raportojnë.

Ndërkohë, Trump ka lënë të hapur mundësinë që lista të zgjerohet. Nëse ndodh kjo, beteja nuk do të jetë më vetëm mes presidentit dhe disa mediave, por do të prekë drejtpërdrejt marrëdhënien mes pushtetit presidencial, lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për informacion.

Në këtë kuptim, konflikti i Trumpit me median po hyn në një fazë të re. Presidenti nuk po lufton vetëm me lajmet që i konsideron të padrejta, por po sfidon edhe kufijtë e qajes së medias te pushteti. tesheshi

Related posts

Në prag të zgjedhjeve në Hungari, Marco Rubio vlerëson Viktor Orbán: Suksesi i tij është gjithashtu edhe për SHBA-në

admin

​Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës për Kërkim-Shpëtim për kontributin në Turqi

admin

Gjashtë palestinezë, përfshirë 2 mjekë, të plagosur në sulmet izraelite në Bregun Perëndimor

Kushtrim Guraj