RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan mbërrin në SHBA për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

erdogan-mberrin-ne-shba-per-te-marre-pjese-ne-asamblene-e-pergjithshme-te-okb-se

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në New York për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, raporton Anadolu.

Erdogan u prit në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy nga ambasadori i Turqisë në OKB, Ahmet Yildiz, ambasadori në Washington, Sedat Onal, konsulli i përgjithshëm në New York, Muhittin Ahmet Yazal, si dhe zyrtarë të tjerë.

Erdogan pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor në OKB të martën, në ditën e hapjes së javës së nivelit të lartë, gjatë së cilës liderët botërorë përdorin foltoren e OKB-së për t’iu drejtuar botës.

Fjalimi i tij do të shënojë paraqitjen e 16-të të tij para Asamblesë së Përgjithshme.

Fokusi kryesor i fjalimit të tij pritet të jetë veprimet e Izraelit në Gaza, nevoja për njohjen e Palestinës si shtet dhe masat e mundshme ndërkombëtare kundër Izraelit.

Erdogan pritet të tërheq vëmendjen te gjendja e rëndë humanitare në Gaza dhe t’u bëjë thirrje vendeve anëtare të OKB-së të mbajnë qëndrim ndaj sulmeve të vazhdueshme të Izraelit kundër popullit palestinez, si dhe kundër vendeve të rajonit.

Gjatë kësaj jave, ai gjithashtu pritet të zhvillojë takime me një numër të madh krerësh shtetesh dhe qeverish, si dhe të mbajë fjalim në Samitin e Klimës të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së të mërkurën.

Në muajin nëntor Turqia do të presë Samitin vjetor të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, i njohur si COP31, në qytetin mesdhetar Antalya.

Udhëtimi i presidentit Erdogan në New York nisi nga Aeroporti Ataturk i Stambollit, me avionin presidencial. Ai shoqërohej nga bashkëshortja, Emine Erdogan, dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ministrin e Drejtësisë, Akin Gurlek, ministrin e Thesarit dhe Financave, Mehmet Simsek, shefin e inteligjencës. Ibrahim Kalin dhe drejtorin e Komunikimeve, Burhanettin Duran.

Related posts

Zbulohet drafti i 14 pikave të marrëveshjes midis SHBA dhe Iranit! Nga fundi i luftës dhe hapja e Hormuzit, te programi bërthamor dhe 300 mld dollarët për Teheranin

admin

Tërmet i fortë në Greqi

admin

Osmani flet për Bloomberg, falënderon Trump-in për mbështetjen e paqes në Ballkan

admin