Qindra tunizianë protestuan në kryeqytetin Tunis, duke kërkuar lirimin e katër aktivistëve të Global Sumud Flotilla, të cilët ndodhen në paraburgim që nga marsi.
Aktivistët akuzohen për shkelje financiare të lidhura me misionin e tyre për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.
Global Sumud Flotilla u nis drejt Gazës në vitin 2025 me synimin për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Demonstruesit kërkuan që aktivistët të lirohen dhe procesi ndaj tyre të vazhdojë në liri. /mesazhi

