RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 53 palestinezë në Kudsin e pushtuar

forcat-izraelite-arrestojne-53-palestineze-ne-kudsin-e-pushtuar

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 53 palestinezë të hënën herët gjatë një bastisjeje në shkallë të gjerë në vendbanimin Biddu, në veriperëndim të Kudsit të pushtuar, transmeton Anadolu.

Të arrestuarit u mbajtën në një qendër marrjeje në pyetje dhe paraburgimi të ngritur nga forcat izraelite brenda një shtëpie të sekuestruar gjatë bastisjes, tha Zyra e Guvernatorit të Kudist në një deklaratë të marrë nga Anadolu.

Forcat izraelite kontrolluan, vandalizuan dhe dëmtuan disa shtëpi dhe ushtruan dhunë fizike ndaj palestinezëve, thuhet në deklaratë, duke shtuar se operacionet ushtarake në vendbanim janë ende në vazhdim.

Bastisja u krye një ditë pas një sulmi me armë zjarri pranë vendbanimit të paligjshëm Halamish, ku u vra një izraelit dhe u plagosën të tjerë, sipas burimeve izraelite.

Bregu Perëndimor i pushtuar ka përjetuar një përshkallëzim të bastisjeve dhe arrestimeve izraelite që nga tetori 2023, krahas rritjes së sulmeve nga kolonët, kufizimeve të lëvizjes dhe mbylljes së hyrjeve në vendbanimet dhe fshatrat palestineze.

Related posts

Pamjet që dokumentojnë vazhdimin e gjenocidit në Gaza…

Kushtrim Guraj

Osmani: Gjuha shqipe është e barabartë dhe zyrtare në Maqedoni

Hevzi

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Muhamet Ramadani