RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vrarëve në Gaza arrin në 73,914

numri-i-te-vrareve-ne-gaza-arrin-ne-73,914

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës ka arritur në 73,914, ndërsa 174,952 të tjerë janë plagosur, njoftuan burimet mjekësore në Gaza.

Sipas agjencisë palestineze Wafa, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar katër të vrarë, një prej të cilëve ndërroi jetë si pasojë e plagëve, ndërsa tre trupa u nxorën nga rrënojat. Gjithashtu janë regjistruar 17 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 1,394, ndërsa 4,839 persona janë plagosur. Nga rrënojat janë nxjerrë gjithsej 834 trupa.

Burimet mjekësore thanë se ende ka viktima nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk janë në gjendje të arrijnë tek të gjithë.

Related posts

Irani përgatitet për luftë teksa armata amerikane i afrohet rajonit

admin

Zyrtari izraelit: Lufta ndaj Hamasit mund të zgjasë deri në fund të vitit

admin

Kina hap kufijtë për udhëtime, i jep fund karantinës

admin