RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dështoi me inat, beteja që Rama po tenton ta fitojë me urtësi

deshtoi-me-inat,-beteja-qe-rama-po-tenton-ta-fitoje-me-urtesi

Tjetër ftesë për të dialogur me “inatçorët” e drejtësisë për “punë lekësh”

Ligji i ri për pagat e magjistratëve u votua në Kuvend e tashmë ka nisur edhe të zbatohet. Ndërkohë togat e zeza kanë njoftuar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar pasi nuk janë të kënaqur me formulën e zgjedhur nga Parlamenti për rritjen e pagave.

Teksa lufta e ftohtë qeveri-gjyqësor vijon, Kryeministri Edi Rama kërkon edhe një herë që paqja të arrihet me dialog, ku me anë të kësaj letre i fton togat e zeza në tryezë.

“Kryeministri, z. Edi Rama ju fton në një tryezë të përbashkët konsultimi, si pikënisje e një procesi të hapur konsultimi, dialogu dhe bashkërendimi ndërinstitucional, me synim diskutimin e përbashkët të parimeve dhe elementeve mbi të cilat mund të ndërtohet një mekanizëm i qëndrueshëm, koherent dhe i parashikueshëm për përcaktimin e pagave në sistemin e drejtësisë, sipas standardeve evropiane”.

Pas ftesës së bërë me zë një ditë pas votimit në seancë, u nisi dhe një letër e cila u ka shkuar gjyqtarëve, prokurorëve dhe të gjitha shoqatave, ku sipas ekzekutivit synohet të gjendet gjuha e përbashkët.

“Nëpërmjet këtij procesi konsultimit synohet të arrihet një qasje e përbashkët institucionale për një mekanizëm pagash që kontribuon në konsolidimin e pavarësisë, integritetit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, duke siguruar rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre”.

Takimi parashikohet që të zhvillohet në Kryeministri në 28 Shtator ora 12:30.

Related posts

Sot varroset polici Afrim Bunjaku që u vra gjatë sulmit terrorist

Muhamet Ramadani

Kurti pas takimit me Lawler: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime juridike

Hevzi

Papa dënon luftërat: Veprimi ushtarak nuk mund të sjellë liri apo paqe

Kushtrim Guraj