RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon në New York, drejtoreshën Menaxhuese të FMN-së

kurti-takon-ne-new-york,-drejtoreshen-menaxhuese-te-fmn-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në New York me drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

Kurti ka bërë me dije se kanë diskutuar për partneritetin tonë të deritashëm dhe mundësitë që kemi përpara.

“Një takim përmbajtjesor në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva.
Diskutuam për partneritetin tonë të deritanishëm dhe mundësitë që kemi përpara. Agjenda jonë e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore. Në këtë drejtim, prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit tonë SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual. Gjatë këtij viti, Kosova shënoi rritje ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë dhe 4.1% në tremujorin e dytë.
Biseduam edhe për sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike, si dhe për mekanizmat dhe masat që nevojiten për t’i përballuar këto sfida. E falënderova znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, të cilin presim ta thellojmë dhe diversifikojmë edhe më tej në këtë mandat”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Related posts

11 të vrarë nga 3 sulme amerikane ndaj mjeteve detare të lidhura me ‘trafik droge’ në Paqësor dhe Karaibe

admin

G7 rrit në 39 miliardë dollarë ndihmën për Ukrainën

admin

OKB thotë se nuk ka më zi buke në Gaza, por pasiguria ushqimore mbetet!

admin