RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Turqia mbështet normalizimin e marrëdhënieve tregtare dhe të transportit me Armeninë

erdogan:-turqia-mbeshtet-normalizimin-e-marredhenieve-tregtare-dhe-te-transportit-me-armenine

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një takim me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, ka theksuar se vendi i tij mbështet normalizimin e marrëdhënieve tregtare dhe të transportit me Armeninë dhe dëshiron të ruajë dinamikën pozitive në marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Erdogan dhe Pashinyan u takuan në Shtëpinë e Turqisë ose Turkevi në New York, në kuadër të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Erdogan tha se Turqia mirëpret hapat reciprok në procesin e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai tha gjithashtu se bashkëpunimi në rritje mes Turqisë dhe Armenisë në kuadër të organizatave ndërkombëtare po kontribuon në procesin e normalizimit.

Erdogan e ftoi Pashinyanin të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të COP31 në Turqi.

Në takim mori pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Related posts

BE: Presim proces të drejtë për situatën me drejtoritë e institucioneve serbe në Kosovë

admin

Presidenti Erdogan dhe kancelari Merz diskutojnë për çështjet globale

admin

FSK pëfundon trajnimin për pajisjen e avancuar të pastrimit të ujit të kontaminuar

Muhamet Ramadani