RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raport i OKB-së: Ekonomia e Gazës ka hyrë në “krizën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë” në botë

raport-i-okb-se:-ekonomia-e-gazes-ka-hyre-ne-“krizen-me-te-rende-te-regjistruar-ndonjehere”-ne-bote

Ekonomia e Gazës ka hyrë në “krizën më të rëndë të regjistruar ndonjëherë” në botë, ndërsa nevojat për rimëkëmbje dhe rindërtim kanë arritur në 71,5 miliardë dollarë, mes shkatërrimit të gjerë të kapaciteteve prodhuese, sipas një raporti të OKB-së, transmeton Anadolu.

Raporti i Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) tha se vlerësimi është bazuar në rënien e PBB-së reale për frymë nga niveli më i lartë në atë më të ulët dhe kohëzgjatjen e parashikuar të rimëkëmbjes.

PBB-ja reale vjetore për frymë në Gaza ishte vetëm 212 dollarë, ose 0,58 dollarë në ditë, në vitin 2025, që është e barabartë me vetëm 17 për qind të nivelit tashmë të ulët të vitit 2022.

Operacionet ushtarake izraelite që nga tetori 2023 kanë dëmtuar ose shkatërruar 92 për qind të njësive ekonomike të Gazës, “duke e çuar aktivitetin prodhues në një ndalesë pothuajse totale në të gjithë sektorët”, thuhet në raport.

Prodhimi bujqësor dhe ai industrial kanë rënë secili me 94 për qind krahasuar me vitin 2022, ndërsa prodhimi i sektorit të ndërtimit ka rënë me 99 për qind.

Edhe tregu i punës është shkatërruar, sipas raportit, ku vetëm 123.300 banorë të Gazës ishin të punësuar në vitin 2025, duke lënë më shumë se 90 për qind të popullsisë në moshë pune pa punë.

Çmimet në Gaza kanë mbetur 274 për qind mbi nivelet e vitit 2022 në vitin 2025, ndërsa çmimet e ushqimeve “u rritën në mënyrë marramendëse”. Për shembull, patatet kushtonin më shumë se 20 herë mbi nivelin e tyre para konfliktit.

Dëmet në infrastrukturën fizike u vlerësuan në 35,2 miliardë dollarë, më shumë se 2,5 herë PBB-ja reale e Gazës dhe Bregut Perëndimor të marra së bashku para konfliktit, krahas 22,7 miliardë dollarëve në humbje ekonomike dhe sociale.

Related posts

Izraeli, kupolë mbrojtëse kibernetike Shqipërisë

Muhamet Ramadani

“Në Tiranë ka vajza të jashtëzakonshme”- I akuzuar për dosjen “Epstein”, ish-kryeministri i Norvegjisë dhe kreu i KiE tenton vetëvrasjen, shtrohet në spital! Çfarë thoshte Jagland për Shqipërinë

admin

“Gjermania s’ka mjekë, krizë financiare ne spitale”/ DW: Ja reforma që po synon ministri i Shëndetësisë, por po ndeshet me kritika

admin